Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta aktori i filmit të “James Bond”


Ndahet nga jeta aktori Bryan Marshall, i njohur më shumë për rolin e tij në filmin e James Bond.

Aktori britanik ka luajtur rolin e komandantit Talbot në filmin për 007 “The Spy Ëho Loved Me”.

Lajmin e trishtuar, e konfirmoi agjentja e Marshall, Esta Charkham: “Është shumë e trishtuar që shoku im i dashur i vjetër Bryan Marshall ka ndërruar jetë. Një aktor i mrekullueshëm – ai ishte aq i mirë sa nuk vihej re se sa i mirë ishte ai.”

Marshall, i lindur në Battersea, në Londër, e filloi karrierën e tij si aktor në vitet 1960 me një rol shpërthyes në Alfie së bashku me Michael Caine.

Ai u kthye në yll me rolin e këshilltarit Harris në filmin “The Long Good Friday”, por ai do të mbahet mend për rolin e tij si komandanti Talbot në filmin e vitit 1977 “The Spy Ëho Loved Me”. Marshall ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *