Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputetja Isabel Santos: Jam në Shqipëri, të shoh nga afër progresin e bërë në rrugën për në BE


Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka bërë një postim në llogarinë e saj në “Twitter” lidhur me qëndrimin e saj në vendin tonë.

Santos shkruan se ndodhet në Shqipëri për të parë nga afër progresin drejt integrimit: “Jam në Shqipëri tani. Është shumë e rëndësishme të shihet nga afër progresi i bërë nga vendi në rrugën për në BE”.

Kujtojmë se Santos zhvilloi sot një takim me presidentin Ilir Meta, me të cilin diskutoi për shqetësimet mbi krimin e organizuar, emigracionin dhe problemet rajonale.

Gjatë fjalës së tij, Meta foli edhe për Kosovën duke thënë se duhet të bëhet sa më parë liberalizimi i vizave.