Vendosni fjalën kyçe....

‘Zgjedhje pa u ndëshkuar ata që prekën votat dhe me Ramën kryeministër, s’do ketë’ – Basha i prerë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do lejojë zhvillimin e zgjedhjeve farsë në vend.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati theksoi ser zgjedhje nuk do ketrë pa u plotësuar 2 kushte që janë ndëshkimi i atyre që kanë prekur zgjedhjet në Dibër e Durrës dhe dorëheqja e Edi Ramës.

‘Për herë të parë që nga rënia e komunizmit, Këshilli i Evropës ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë qeveria shqiptare. Këtë vendim KiE e ka marrë jo se e ka kërkuar opozita, por sepse 30 qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Ky është vendim tërësisht politik, se tërheqje s’ka pasur as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konfliktesh civile, nga Ukraina në Gjeorgji, nga Armenia në Azerbajxhan apo konfliktit të armatosur në Maqedoni. Duhet mbajtur parasysh se Këshilli i Evropës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Duhet të dihet se ky është distancim i qartë nga votimet farsë që kërkon të bëjë Edi Rama. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira për aq sa kohë sa Rama është kryeministër dhe sa kohë që ata që vodhën të dalin para drejtësisë. Votimet janë tentativë për grusht shteti të Edi Ramës’ – tha Basha në fjalën e tij.