Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, Këshilli i Evropës s’dërgon vëzhgues në Shqipëri


Më tej në konferencën për mediat, Basha, theksoi se tërheqja e Këshillit të Evropës nga zgjedhjet ishte sinjali i parë se 30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh.

Ai tha se kjo është hera e parë që prej rënies së komunizmit që ky institucion nuk dërgon delegacion vëzhguesish për zgjedhjet.

‘Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anuluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.’ – tha Basha.

Në fund ai shtoi se kjo tërheqje e KiE-së është tregues i distancimit të tyre nga votimet farsë të Ramës.

‘Tërheqja e Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama.’ – shtoi ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *