Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset rëndë 26-vjeçarja në Laç, përplaset me kamionin teksa drejtonte ‘Smart’-in


Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot, ku si pasojë është plagosur rëndë një 26-vjeçare.

E  plagosura është identifikuar si Sonila Gurra e cila është përplasur nga një kamion, teksa po drejtonte mjetin tip ‘Smart’.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Laçit. 26-vjeçarja është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës për trajtim të specializuar mjekësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *