Vendosni fjalën kyçe....

Mot i paqëndrueshëm në Serbi, përmbyten rrugët e Beogradit


Një mot i paqëndrueshëm ka përfshirë Serbinë, duke shkaktuar probleme të shumta në këtë shtet ballkanik.

Moti me reshje shiu dhe erëra të fuqishme ka bërë që drunjtë të shkulen me rrënjë, ndërsa shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Rrugët e Beogradit duken sikur aty ka kaluar ndonjë lumë, shkruajnë mediat serbe.

Si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë, shumë lagje në kryeqytetin serb janë bërë të pakalueshme. Janë raportuar raste kur drunjtë e shkulur kanë rënë mbi makinat që ishin të parkuara.  Fotot dhe videot tregojnë se në çfarë kaosi është zhytur Beogradi në këta ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *