Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston kryetarin dhe sekretarin e PD-së në Gjirokastër


Janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, Dasho Aliko, kryetar i PD-së në këtë rreth dhe Spartak Drasa, sekretar i degës në fjalë.

Mbi ta rëndon vepra penale e “tubimit të paligjshëm” dhe sipas burimeve nga Policia e Shtetit, do të procedohen në gjendje të lirë.

Aliko dhe Drasa kanë marrë pjesë sot në protestën që iu bë kryeministrit Edi Rama në këtë qytet.

Pasditën e sotme kryeministrit është tentuar ti pritet rruga në këtë zonë nga ku Aliko edhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e Policisë të cilët pengonin qytetarët të qëndronin në rrugë.