Vendosni fjalën kyçe....

Pala ruse thotë se ka sekuestruar një Laptop të NATO-s në Ukrainë


Kreu i Republikës Popullore të Donetskut, Denis Pushilin ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Ukrainës mund të sulmonin Donbassin e Krimenë me 8 mars 2022.

Ai e ka bërë pohimin gjatë një konference për shtyp ku theksoi se në një nga selitë e ‘Sektorit të Djathtë’ është gjetur një laptop me të dhëna të inteligjencës, me një numër regjistri të licencuar të NATO-s.

Ai shtoi se të dhënat e inteligjencës dhe dëshmitë e ushtarëve të kapur rob tregojnë se operacioni ofensiv do të fillonte më datë 8 mars të këtij viti.

“Militantët e batalioneve kombëtare kanë një nivel të veçantë sigurie nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Ky laptop përmban një hartë të detajuar të zonës me vendndodhjen e njësive tona.” – tha ai në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë se aleanca ka ndihmuar nacionalistët në Ukrainë.

“NATO, duke përfshirë Sekretarin e saj të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka argumentuar vazhdimisht se nuk ka forca të Aleancës së Atlantikut të Veriut në territorin e Ukrainës dhe këtu keni prova të drejtpërdrejta se NATO ishte në anën e regjimit ukrainas.” – shtoi kreu i DPR.

“Sipas inteligjencës sonë dhe dëshmive të të burgosurve, operacioni sulmues ishte menduar të fillonte më 8 mars të këtij viti. Faktet tregojnë se pushtimi ishte planifikuar njëkohësisht si në territorin e republikave të Donbasit ashtu edhe në Federatën Ruse në Krime.” – vijoi Pushilin.

Më 21 shkurt, presidenti rus Putin, në përgjigje të kërkesave nga republikat e Donbassit dhe pas një apeli të deputetëve të Dumës së Shtetit, nënshkroi dekrete që njohin sovranitetin e LPR dhe DPR. Herët në mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia nisi atë që e quajti ‘operacion special ushtarak për çmilitarizimin e denazifikimin e Ukrainës’.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RIA