Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme


Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili në një intervistë për Radion Europa e Lirë tha se zgjedhjet nuk janë të politikanëve por të popullit.

‘Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedhë në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike.’ – tha Rama.

Në një deklaratë për RTV Ora, Blush tha se zgjedhjet janë të popullit dhe se demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme.

‘Shumë dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme.’ – tha Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *