Vendosni fjalën kyçe....

Dy rusët rikrijojnë duelin magjik të Harry Potter-it, i gjuajnë njëri-tjetrit me fishekzjarre për të festuar Vitin e Ri (VIDEO)


Një video ku shfaqen dy burra gjysmë të zhveshur që gjuajnë njëri-tjetrin me fishekzjarre është bërë virale në Rusi. Siç shkruan RT, dy burrat ishin përpjekur për të rikrijuar skenat e dueleve në filmat e Harry Potter-it.

Policia e Moskës, tani po i kërkon ata pas videos virale.

‘Dueli’ u zhvillua në mesnatë kur u ndërruan vitet në qytetin Balashikha, që ndodhet në periferi të kryeqytetit. Të dy djemtë me sa duket donin të festonin, por gjetën një vend jo konvencional dhe një mënyrë të pasigurt për ta bërë këtë.

Videoja e RT-së i kapi ata topless duke i gjuajtur fishekzjarre njëri-tjetrit nga një distancë mjaft e afërt, ndërsa përpiqeshin të shmangnin shpërthimet shumëngjyrëshe.

Marifet i rrezikshëm, i cili shkelte të gjitha rregullat e sigurisë dhe mund të kishte përfunduar me njerëz të lënduar.

Kjo ngjarje tërhoqi një audiencë prej më shumë se dhjetë njerëz, të cilët brohorisnin për pjesëmarrësit në duelin e pazakontë. Për fat të mirë, nuk pati të lënduar.

“Harry Potter vs Voldemort. Stili i Rajonit të Moskës”, tha një nga komentuesit në internet për klipin dhe shumë ishin ata që e pëlqyen këtë krahasim. Dallimi i vetëm ishte se beteja ndodhi jashtë një dyqani ushqimesh, në vend të Hogwarts.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *