Vendosni fjalën kyçe....

Miriam Cani në pritje të ëmbël, zbulon lajmin në koncertin e Albanit (VIDEO)


Fansat e dyshonin, por çifti ende nuk kishte konfirmuar asgjë. Në një koncert të Alban Skënderajt në Prishtinë, Miriam Cani dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël.

Siç shkruan Lajmi.net, koncerti mbahej në sallën e madhe të “1 Tetorit” në Prishtinë, kur në një moment çifti i këngëtarëve menduan të ndanin me fansat lajmin se Amelinë, do ta bëjnë shumë shpejt me motër ose vëlla.

Publiku ka shpërthyer në brohorima pas lajmit, duke krijuar një atmosferë të veçantë. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku tregohet qartë ngazëllimi i fansave për shtatzëninë e Miriamit. Kujtojmë se në muajin prill, fansat e Miriamit vërshuan me komente në një foto, ku këngëtares barku i dukej i fryrë. Mesa duket dyshimet kanë qenë të sakta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *