Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, humb jetën e reja


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vloçisht bdërsa viktima është një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë

‘Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *