Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon e serës me kanabis në Krujë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shihet një serë e mbjellë me kanabis.

Sipas Berishës kjo serë ndodhet në Krujë por nuk është e vetmja, ndaj e shoqëron videon me mbishkrimin: “Një nga qindra plantacionet e Kanabisit në Krujën e Narkoshtetit!”

Kujtojmë se disa ditë më parë, Berisha publikoi një denoncim që sipas tij mes deputetit Rrahman Rraja dhe vëllezërve të tij, ka patur një përplasje me armë dhe policisë pasi atij i kishin gjetur një parcelë me 3000 rrënjë kanabis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *