Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet që po ndodhin nëpër KZAZ-të në të gjithë vendin. Nga njësia administrative nr. 1 Tiranë ku pati një takim me banorët e zonës, kreu i qeverisë nisi kërcënimet duke thënë se në Kuvend nesër do kalojë një nismë e re, se kush kryen krim elektoral do i ndalohet dalja jashtë vendit deri në 10 vite.
“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, u shpreh Rama.