Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje të forta në Kukës, protestuesit i vënë kavon derës së KZAZ-së (Video)


Situatë tejet e tensionuar në Kukës ku qindra qytetarë kanë kërkuar të futen me forcë brenda mjediseve të KZAZ-së për të marrë që aty materialet zgjedhore e për të liruar mjediset pas vendimit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Menjëherë aty kanë mbërritur efektivët e FNSH-së të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët.

Situata vijon të jetë e tensionuar me efektivët e FNSH-së që janë mbyllur brenda mjediseve të KZAZ-së dhe qytetarët që qëndrojnë jashtë duke pritur të futen brenda.

Qytetarët i kanë vënë kavon derës së KZAZ-së dhe e kanë shkulur atë nga vendi. Gjatë përplasjes është lënduar një efektiv i policisë bashkiake të Kukësit i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *