Vendosni fjalën kyçe....

Policia tërheq materialet zgjedhore nga KZAZ-ja e Kukësit (Video)


Policia ka nisur tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në Kukës. Kjo lëvizje vjen pas përplasjeve të ashpra mes qytetarëve të Kukësit dhe policisë.

Në Kukës ashtu si edhe në shumë qytete të tjera në vend pati përplasje të ashpra mes policisë dhe qytetarëve. Presidenti Meta ka firmosur shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit ndërkohë që kryeministri Rama ka deklaruar se ato do zhvillohen me çdo kusht.

Ditët e fundit, media gjermane ‘Bild’ ka publikuar audio-përgjime për zjedhjet në Durrës e Dibër ku tregohen kryeministri Rama, kryebashkiaku Dako, deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë të PS-së duke komunikuar me persona me precendentë penalë dhe qytetarë të ndryshëm për blerjen e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *