Vendosni fjalën kyçe....

15 vjet burg për Moisi Habilajn në Itali


Moisi Habilaj është dënuar me 15 vjet burg në Itali.

Lajmi është publikuar nga Meridionews.it sipas së cilës, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do vuajë në burg së bashku me Nazer Seitin, i cilësuar si financieri i bandës.

Seiti është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, kurse Meridian Sulaj është dënuar me 8 vjet e 4 muaj burg.

Bashkë me 3 shqiptarët me burg janë dënuar edhe 6 shtetas italianë, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Habilaj u arrestua në tetor të vitit 2017 në operacionin e koduar ‘Rosa dei Venti’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *