Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e reja të ‘Bild’, Rama bisedon me zyrtarin e lartë të Ministrisë së Brendshme (E Plotë)


Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar audio-përgjimet e reja lidhur me zgjedhjet e vitit 2017.

Kësaj here janë publikuar audio-përgjime lidhur me ‘Dosjen 184’ për zgjedhjet në Dibër.

Sipas ‘Bild’, në materialet audio tregohet sesi drejtori i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, bën një skemë të pastër për blerjen e votave si dhe kërcënimin ndaj votuesve.  

Në materialin audio publikohet edhe biseda telefonike mes Keshit dhe kryeministrit Rama.

Materiali audio

Rama i telefonon Keshit (Drejtor për të huajt ilegalë në Ministrinë e Brendshme)

Keshi: Hë, shefi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Keshi: Mirë, ke pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Keshi: Them që po, tani me pjesën që po na thonë komisionerët  e kemi realizuar

Rama: Ashtu ëëë

Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Keshi: Po, deshin të më kapin mu…ndodhi brenda dy minutash, unë sa u futa te shtabi. Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çfarë do të bënin ata ty?

Keshi: Ishin nja 50 veta, këtë pjesën e presionit. Ai është legen, ai Flamur Noka.

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Ai thjesht është, edhe ai djali sapo doli. Ata kujtuan se jam edhe unë në makinë. Ishin nja 50 veta. Jo se ishte ndonjë gjë e madhe. Ata e goditën me grushte por ai iku dhe nuk e kapën dot.

Rama: Më mirë, se kush i do sherret. Dëgjo mendon se e kemi arritur objektivin.

Keshi: Këtu ke unë dmth, them që po. Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: Komisionerët që kemi pas kanë qenë top ëëë.

Keshi: Po po i kemi pas shumë të mirë

Rama: OK, mirë vllai.

Keshi: Inshallah, mirë, urime, faleminderit

Rama: Çiao, çiao…

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bild