Përgjimi i tretë i publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, tregon se si klani i Avdylajve zgjodhi Ilir Ndraxhin si kandidat për deputet në listat e Partisë Socialiste.
“Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Avdylajve në Shijak, telefonon arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit” (Ilir Ndraxhi), deputetit të ardhshëm të Partisë Socialiste.
Klani kriminal i avdylajve, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes kryebashkiakut Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të listohet si kandidat për deputet në listën e PS-së për rrethin e Durrësit.
Në këtë bisedë, bossi i krimit Astrit Avdylaj, telefonon vëllain e deputetit të mundshëm, dhe e pyet nëse i vëllai ka marrë një telefonatë nga lart për tu konfirmuar si kandidat. Më tej Astrit Avdylaj zotohet se do të punojmë shumë fort për të surprizuar “të gjatin” (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Ditë më vonë Ilir Ndraxhi u konfirmua si kandidat i PS-së për deputet në Durrës. Elton Arbana gjithashtu përmendet si kandidat për deputet, që klani kriminal i Avdylajve, zotohet ta fusë në listën e PS-së dhe renditja e tij në listë si i 10-11 nuk preferohet.
Më vonë Elton Arbana nuk u fut në listë por iu premtua “diçka më e mirë”. Elton Arbana është sot kandidat për bashkinë e Shijakut, në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.”, shkruan Bild.
Audio 3 – Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndraxhit (Vëllai i deputetit socialist Ilir Ndraxhi)
Arjan Ndraxhi: Tito, t’rujt Zoti, mirë?
Astrit Avdylaj: si ia çove Arjano, si je, çkemi?
Arjan Ndraxhi: Mirë, mirë.
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Arjan Ndraxhi: Hiç o mirë, asgjë, me çunin.
Ça bëhet, mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Hiç vëllai, të mora për qejf vëllai. A kanë thirr gjë, ndonjë gjë, apo akoma?
Arjan Ndraxhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje (Për Ilir Ndraxhin), ndonjë gjë vëllait apo jo?
Arjan Ndraxhi: Jo mor, ai tha që do takohej me ty. Po ti s’ishe dje, që Juve. Ai tha se foli Juli, tha që do e takojë. Mori në darkë tha që do rri nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Ok
Arjan Ndraxhi: Dhe pastaj do të takohej dhe me të. Por me Gjushin në fakt, do takohen për punë pune, sot si i thonë… si nga ana e punës
Astrit Avdylaj: Ok, ok, mirëpo unë po pres me një fjalë. Nesër, pasnesër ai më tha. E kena në xhep si me thënë, a e kupto vëllain tat?
Arjan Ndraxhi: Po, Po.
Astrit Avdylaj: Ai më tha mu, po presim me dat 25. Ishte Eltoni, atë e vuri të 10-in a të 11-in.
Arjan Ndraxhi: Elton Arbana, mirë mirë.
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu me një fjalë. Te lagjia ime, me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam t’u taku njerëz, çdo njeri që merret ashtu. E kam shumë, shumë… dhe duhet të jemi shumë të nderum nga ai sipër (Edi Rama), që do të na shofin me një kështu..
Arjan Ndraxhi: E vërtetë
Astrit Avdylaj: Le ti japim (Edi Ramës) dhe një dhjetëshe me zero, që edhe ai vetë të habitet.
Arjan Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, të shkonim me pi një kafe aty te puna.
Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.
Arjan Ndraxhi: ti e ke numrin e Julit
Astrit Avdylaj: Po e kam, hë se i bëj zile vetë. Pa merak.
Arjan Ndraxhi: Mirë
Astrit Avdylaj: Hajt
Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit
Astrit Avdylaj: Ça flet asgjë.
Arjan Ndraxhi: Mirupafshim