Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e Bild, kryebashkiaku i Shijakut mohon të ketë takuar Avdylajn


Kryetari aktual i Bashkisë së Kavajës, Ardian Kokomani mohon që të ketë takuar një nga pjesëtarët e grupit kriminal të Avdylajve nga Shijaku.

Kokomani deklaron se dinte që Astrit Avdylaj ka qenë i dënuar për vrasje, ndërsa shton se njeh shumicën e banorëve të Shijakut.

Kokomani: Jo absolutisht nuk e pranoj që jam i bindur ndaj askujt. Ai takim nuk është realizuar asnjëherë me mua të paktën.

Fevziu: Ju i thoni po!

Kokomani: Unë i them “Ok” çdo telefonate.

-Çfarë statusi ka ky?

Kokomani: Është një qytetar i thjeshtë. Ai më ka thënë mua se është një takim, por unë nuk kam shkuar. Nëse do ta analizoni mirë, janë takuar atë ditë, por nuk kam qenë. Absolutisht me mua nuk ka pirë kafe.

-Keni konfirmuar takimin? Me çfarë të drejte një individ që nuk ka asnjë status ju kërkon takim?

Kokomani: Unë nuk jam takuar me personin në fjalë. Në memorien time nuk e mbaj mend këtë histori.

-A jeni thirrur në prokurori?

Kokomani: Jo! Absolutisht jo! Unë jam demaskuar sot. Në mënyrë absolute nuk jam takuar, e them 1 mijë herë. Do të më keni transparent për çdo gjë. Në memorien time nuk kam komunikime me zotërinjtë. Nuk jam unë

– Në ç’rrethana e keni njohur Astrit Avdylin? E dini që ka qenë i dënuar për vrasje dhe është liruar pak vite më parë.

Kokomani: Unë jam qytetar i Shijakut. Unë njoh mbi 70% të banorëve. Unë e di që Astrit Avdylaj ka qenë i dënuar për një hakmarrje. Ata që bëjnë vepra penale kanë përgjegjësitë e veta. Unë jam kryetar bashkie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *