Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët restoranti në Lezhë


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një restorant në Lezhë mbrëmjen e kaluar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ku restoranti në pronësi të shtetasit me inicialet M.B, që ndodhet në afërsi të tregut të qytetit është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpërthimit të ndonjë bombule gazi.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rethanat e plota të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *