Vendosni fjalën kyçe....

Victoria Beckham thyen zemrat e fansave të “Spice Girls”


Victoria Beckham thyen zemrat e fansave të “Spice Girls” duke shkuar në SHBA në prag të shfaqjes së parë të grupit në Londër.

Siç shkruan “Mirror“, Beckham vendosi të mos merrte pjesë në turne, në mënyrë që të përqendrohej në biznesin e saj të modës.

Megjithatë shumë fansa shpresonin se Victoria po planifikonte një vizitë të papritur në një nga shfaqjet në Londër.

Por shpresat e tyre u thyen kur Victoria u nis në SHBA para se grupi të niste shfaqjen e parë në stadiumin Wembley.

Victoria postoi një foto duke takuar shefat e gjigandit të teknologjisë Apple. Pavarësisht ftesës publike për të marrë pjesë, Victoria duket se nuk e ka ndërmend t’ja bëjë këtë surprizë fansave të saj.