Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dërgon trupa në stërvitjen e NATO-s në Detin e Zi teksa Moska paralajmëron se tensionet mund të përshkallëzohen me shpejtësi


Marina amerikane ka dërguar në Detin e Zi një anije amfib që do marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me vende të tjera të NATO-s, ka njoftuar Flota e Gjashtë e SHBA, mes frikës së konfliktit në rajon.

Sipas komandantëve, anija detare amerikane Yuma, një mjet transporti ekspeditor i klasit Spearhead, ‘filloi lëvizjen drejt Detit të Zi për të vepruar me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s’.

Katamarani me dy rrota është në gjendje të transportojë një kompani të tërë marinsash amerikanë si dhe pajisjesh tyë tjera ushtarake. Yuma do marrë pjesë në stërvitjen ‘Flladi i Detit’ së bashku me personelin nga 32 kombe të tjera, duke përfshirë Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Poloninë, Gjeorgjinë, Senegalin, Korenë e Jugut, Pakistanin, Japoninë dhe Marokun, etj.

Moska ka thënë që stërvitja përbën një rrezik real për përshkallëzimet e mundshme të tensioneve ushtarake. Muajin e kaluar, diplomatët e saj i bënë thirrje SHBA-së që të mos marrin pjesë në këtë stërvitje, duke thënë se ‘shkalla dhe natyra agresive e stërvitjes’ në asnjë mënyrë nuk ndihmon me sfidat e garantimit të sigurisë në rajonin e Detit të Zi.