Vendosni fjalën kyçe....

Forcat RENEA zbarkojnë në Elbasan, kontrolle në resortin e Çapjave


Forcat speciale të RENEA-s kanë zbarkuar këtë të premte në qytetin e Elbasanit. RENEA ka nisur një aksion këtë mëngjes, duke bërë kontrolle të shumta nëpër qytet, në veçanti në lagjet problematike.

Mjetet e tyre janë parë të stacionuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Elbasan.

Prej dy orësh, forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja dhe po ushtron kontroll në të gjitha ambientet e resortit.

Policia ende nuk ka dhënë informacione mbi këtë operacion.

Vijon…

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *