Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-presidenti francez, Jacques Chirac


Ndahet nga jeta ish-presidenti francez, Jacques Chirac, vitet e fundit të jetës të të cilit kaluan me plot skandale korrupsioni.

“Presidenti Jacques Chirac u nda nga jeta këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij, në mënyrë paqësore,” tha dhëndri i tij për agjencinë e lajmeve AFP.

Chirac shërbeu si president i Francës për dy mandate dhe e futi vendin e tij në monedhën e vetme europiane.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Chrirac shërbeu si kreu i shtetit nga 1995 deri në 2007, por që atëherë shëndeti i tij ka ardhur duke u përkeqësuar.

Ai pësoi një goditje në tru në vitin 2005, dhe në vitin 2014, gruaja e tij Bernadette, tha për mediat franceze se se ai nuk do të fliste më në publik, pasi kishte probleme me kujtesën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *