Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo “i sheh targën” Mesit në garën e pazakontë


Argjentinasi Mesi e ka mposhtur portugezin Ronaldo edhe në një fushë tjetër. ‘Pleshti’ fitoi më shumë këtë sezon duke u ngjitur në vendin e parë të ‘Forbes’ për sportistin më të paguar.

Mesi arriti të fitonte 127 milionë dollarë, përkundrejt 109 milionë dollarëve të portugezit. Në vendin e tretë të kësaj liste u ngjit braziliani Neymar me 105 milionë dollarë.

Treshja e futbollistëve rrzuan nga vendi i parë boksierin Floyd Mayweather, i cili nuk ka zhvilluar ndeshje së fundmi dhe kjo i ka kushtuar daljen nga treshja e kreut.

Më poshtë është lista e ‘Forbes’ për sportistët më të paguar.

Lionel Messi (Futboll) – 127 milionë Dollarë

Cristiano Ronaldo (Futboll) – 109 milionë Dollarë

Neymar (Futboll) – 105 milionë Dollarë

Saul Alvarez (Boks) – 94 milionë Dollarë

Roger Federer (Tenis) – 93.4 milionë Dollarë

Russell Wilson (NFL) – 89.5 milionë Dollarë

Aaron Rogers (NFL) – 89.3 milionë Dollarë

LeBron James (NBA) – 89 milionë Dollarë

Stephen Curry (NBA) – 79.8 milionë Dollarë

Kevin Durant (NBA) – 65.4 milionë Dollarë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *