Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me motor në Gramsh, dy të plagosur, njëri i mitur


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gramsh-Kodoviat, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve i mitur.

Një 30-vjeçar dhe një 11-vjeçar, kanë qenë duke udhëtuar me motor, por në një moment kanë humbur kontrollin e mjetit.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u proçedu në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi:

S.H., 30 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, të Gramshit, pasi duke drejtuar motoçikleten ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi A.H., 11 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *