Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev: Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e Ramës, nëse hapin negociatat me ne e jo me Shqipërinë


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, tha nga Brukseli se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi për hapjen e negociatave vetëm për Maqedoninë dhe jo për Shqipërinë, mund të ndikojë për jostabilitet në rajon.

Zaev shtoi se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

 “Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, tha Zaev, citon Zhurnal.

Kryeministri maqedonas tha mes të tjerash se shtyrja e mundshme e vendimit për datë nga ana e BE-së me Maqedoninë e Veriut, mund të vendosë në rrezik qeverinë dhe mund të kthejë forcat nacionaliste në pushtet.

 “Shtyrja e sërishme e rrit rrezikun e qeverisë. Bundestagu duhet të dërgojë mesazh. Nëse nuk sjellin vendim në seancën e kësaj jave, do të kenë mundësi në fund të qershorit, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë atëherë mbetet që Këshilli i BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston mundësia që ka humbim shumicën në Kuvend, për të cilën vërtetë jemi angazhuar”, tha Zaev para grupit të gazetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *