Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Marku s’lëviz as gishtin, dosjet 339 dhe 184 bllokohen me urdhër të Ramës


Petrit Vasili hedh akuza në drejtim të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku lidhur me çështjen e dosjeve 339 dhe 184.

Sipas Vasilit, Marku nuk ka lëvizur fare as gishtin për më shumë se një vit për dosjet e nxehta, që trazuan politikën në vend.

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, sipas Vasilit Rama duhej të ishte larguar një orë e më parë.

“Prokurorja e pergjithshme per nje vit e gjysem nuk leviz as gishtin per dosjen 339 dhe 184.

Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdher te kryeministrit,qe e therret prokuroren e pergjithshme ne zyren e tij sa here do.

E ka pranuar vete publikisht prokurorja qe asgje nuk ka ndodhur me dosjen 339.

Edi Rama duhet te ishte larguar qe dje, Prokurorja e pergjithshme sot. Keta pranojne te jene pecet e kembeve te krimineleve ndersa populli kurre. Ndaj te mos vonojne më asnje minute, se populli tani i ka shume te qarta gjerat…”, shkruan Vasili, i cili ka publikuar dhe një video të Markut, e cila shprehet se ka rreth 700 CD të pa transkriptuara të përgjimeve të këtyre bisedave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *