Vendosni fjalën kyçe....

Kur Vangjush Dako deklaronte: I shikon këto duar, janë akullore të pastra (Video)


Media gjermane, Bild , ka publikuar sot disa përgjime lidhur me blerjen e  votave në zgjedhjet e vitit 2017, ku shfaqet kryebashkiaku i Durrësit, Dako si dhe zyrtarë të lartë të administratës, të cilët komunikojnë me Astrit Avdylajn.

Pas publikimit të disa përgjimeve nga Zëri i Amerikës, kohë më parë, Dako, i ftuar në studion e Opinion, deklaronte se duart e tij ishin të pastra akullor dhe se nuk kishin prekur asgjë të jashtëligjshme.

“Unë tani të rri i pashqetësuar dhe mos filloj të ulëras. Më vjen shumë keq tani, se unë jam njeri me ndjenja, me shpirt. Unë jam njeri që kam reputacion në jo vetëm në Durrës por në gjithë Shqipërinë. Mua më njohin njerëzit për akullore, unë jam akullore. I shikon këto duar ti, janë akullore, s’kanë prek këto as drogë, as pistoleta, as lekë të pista. Lul Basha i ka me gjak, i ka të zeza.” – deklaronte Dako në studuiion e Opinion.

VINI RE: Video publikuar nga Opinion.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *