Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj pret delegacionin franko-gjerman: Marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka pritur në një takim një delegacion zyrtar nga Gjermania e Franca, me të cilin është diskutuar rrjedha e samitit të Berlinit si dhe përgatitja për samitin e radhës, atë të Parisit në fillim të muajit korrik.

Ai ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e vazhdueshëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat me dy shtetet mike është i rëndësishëm për vendin, shkruan Koha.net.

Duke vlerësuar Samitin e Berlinit si mundësi kthese në zhbllokimin e procesit dialogues të Brukselit, Haradinaj ka thënë se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet me të cilat ballafaqohen vendet tona.

“Sot prita delegacionin ndërqeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!” – shkruan Haradinaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *