Vendosni fjalën kyçe....

Trump mbërrin në Britani, polemikat me kryebashkiakun e Londrës (Fotot)


Presidenti amerikan, Trump, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me bashkëshorten e tij Melania.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u ul në aeroportin e Stansted në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm ku u prit me nderime ushtarake.

Trump vajti së pari në Ambasadën Amerikane në Londër përpara se të takohet me Mbretëreshën Elisabeth dhe djali i saj, Princin Charles.

Vizita e tij është shoqëruar me jo pak polemika pas deklaratave të kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, i cili e cilësoi Trump si “Fashistin e shekullit të 20-të”.

Presidenti amerikan u kundërpërgjigj në një deklaratë në Tëitter ku shkruante se Khan ishte një memes humbës që duhet të merrej me krimin në Londër dhe jo me të.

Trump ka mbërritur në Buckingham Palace ku është i ftuar për drekë nga Mbretëresha Elisabeth, Princi Charles, Princi Harry dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Vizita e Trumb në Britani vjen në një moment tensionesh mes SHBA-së dhe Iranit, përplasjes së fortë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës si dhe situatës ende të tensionuar në Gadishullin Korean.

Presidenti amerikan do qëndrojë në Britaninë e Madhe 3 ditë dhe pritet të largohet nga ishulli mëngjesin e 6 qershorit.

Gjatë qëndrimit, Trump do zhvillojë takime me liderë të partive politike mes të cilëve edhe ish-kryeministren Theresa May. Ndërsa pritet të nënshkruajë me qeverinë britanike një marrëveshje tregtare. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *