Vendosni fjalën kyçe....

6 makina përplasen me njëra-tjetrën në rrugën Tiranë-Durrës


Një aksident masiv ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, në të cilin janë përfshirë 6 automjete. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë frenimi i fortë i njërit prej mjeteve dhe më pas 5 të tjerat janë përplasur zinxhir.

Aksidenti është favorizuar edhe nga terreni i lagësht për shkak të shirave që kanë përfshirë vendin ditën e djeshme dhe të sotme.

Fatmirësisht në aksident nuk ka pasur viktima dhe as të lënduar ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *