Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet lista e klubeve shqiptare që mund të luajnë në Kupat e Europës


Vetëm 5 nga 10 klube shqiptare kanë mundur të marrin licencimin nga UEFA për të luajtur në kompeticionet e saj. Lista është publikuar nga FSHF-ja dhe bëhet fjalë për Partizanin, Kukësin, Teutën, Skënderbeun dhe Laçin.

Këto klube i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga organizmi më i lartë i futbollit në Europë.

Partizani, Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës, nisur nga renditja në kampionat por klubi korçar prej vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, ku po shqyrtohet çështja e tij për pezullimin 10-vjeçar.

Në rast se Skënderbeu nuk arrin të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes atëherë në Ligën e Europës do shkojë Laçi i vendit të gjashtë, pasi Flamurtari nuk është licencuar.