Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Lezha: Më 30 qershor shkojmë në zgjedhje, ne jemi për një vend normal demokratik


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Lezha se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen dhe se kjo gjë nuk ka asnjë diskutim.

Ai foli para qytetarëve lezhjanë, teksa prezantoi kandidatin për bashkinë, ish-deputetin Ndreu.

“Sot në Lezhë vazhdon maratona drejt 30 qershorit në një betejë që duket si betejë pa kundërshtarë por është një betejë më e qartë se kurdoherë tjetër mes së shkuarës dhe së ardhmes. Mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë para dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapsht përsëri. Mes nesh që duam një vend normal demokratik dhe duam t’u lëmë fëmijëve tanë një vend të denjë për ta dhe atyre që duan vetëm pushtet, pushtet për veten përmes dhunimit të demokracisë.” – deklaroi Rama.

Rama tha se opozita ka frikë nga zgjedhjet dhe prandaj ka dalë rrugëve kundër zhvillimit të tyre ndërsa tha se vendi nuk mund të rrijë peng i një politike qorre.

“Kanë frikë të vijnë para popullit dhe të pranojnë gjykimin e njerëzve me votë. prandaj kërcënojnë se s’do ta lënë popullin të shprehet me votë. Ata kanë frikë nga ballafaqimi me ne, prandaj dhe betohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike përveç se të dënueshme nga ligjet. Por një gjë duhet ta themi, çdo ditë dhe duhet ta dëgjojnë që të gjithë. Imagjinoni çfarë çorapi do bëhej e gjithë jeta demokratike nesër nëse sot do shtyheshin zgjedhjet për t’i hapur rrugë një politike qorre. Ngaqë nuk fitojnë dot thonë s’ka rëndësi se çfarë thotë popullit. Ata thonë ne duam të ikni ju dhe të vijmë ne. Boll 30 vjet me lojëra nga më të ndryshmet, në dëm të shtetbërjes. Ata janë pak ne jemi shumë.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *