Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik është sot kushtrimi i çdo shqiptari” – Basha mban fjalën para qytetarëve


Kreu i PD-së, Basha, ka thënë para mijëra qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë së largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm dhe i hap rrugën zgjidhjes së krizës në vend.

Ai tha e opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në përmbushjen e misionit që ka marrë përsipër.

“Jemi mbledhur në këtë shesh me energji, me vendosmëri si kurrë më parë. Dua t’ju shpreh mirënjohjen time në emër të gjithë shqiptarëve. Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të mashtruar, të tradhëtuar nga një bandë kriminale dhe nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh. Sot ende në Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Ai u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve me banditët më të këqinj të Europës dhe Shqipërisë. Rama ik është sot kushtrimi i vogëlushëve nga i gjithë vendi. Ai ju mbylli bizneset, i përzuri shqiptarët, i vodhi, i dhunoi. E ka bërë të pamundur jetën për shqiptarët. Me krizë pas krize.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *