Vendosni fjalën kyçe....

“Hajdeni me armë”, zbardhen bisedat e Vis Martinaj pak minuta para ngjarjes


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok të ndodhur më 4 tetor. Këtë herë herë bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Mësohet se  Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Martinaj pak minuta para ngjarjes ka marrë në telefon shokët dhe iu ka thënë të vijnë me armë. 

“Por zhvillimi tjetër nga hetimet për vrasjen në Bllok të shokut të Vis Martinaj është fakti se Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngul që Martinaj të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”, raportoi gazetarja Klodiana  Lala për “News 24”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *