Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh qytetarëve para protestës: Kjo s’durohet më, asnjë hap pas (Video)


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në orën 19:00.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, me mbishkrimin: Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! 2 qershor Shqipëria si Europa.”

“Në mesazhin e videos theksohet se pushteti i krimit ka rënë, parlamenti është i paligjshëm dhe se fëmijët e shqiptarëve janë pa bukë. Shtëpië po prishen për korrupsion, drejtësia është kapur, biznesi po rrënohet, dhuna godet kudo, thika e pushtetit ka prekur palcën dhe kjo nuk mund të durohet më.

Vetëm vota e lirë do sjellë një qeveri që mendon për njerëzit, për mirëqenie, për punësim, për zhvillim, vetëm standartet dhe demokracia do hapi rrugën tonë drejt Europës.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *