Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg në Tiranë para protestës, takime me Ramën dhe Metën


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë Tiranën pak orë para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar, të dielën pasdite.

Përveç kryeministrit Edi Rama, Stoltenberg do të takohet edhe me presidentin e vendit Ilir Meta.

Në fokus të bisedimeve do të jetë siguria rajonale por dhe aktualiteti në Shqipëri.

Pas vizitës në Shqipëri, Stoltenberg do të niset drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar disa takime me drejtuesit politikë në Shkup.

Vizita e sekretarit të NATO-s në Shqipëri vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, me opozitën jashtë Parlamentit, dhe maxhorancën që zotohet të zhvollojë zgjedhjet më 30 qershor pavarësisht nëse opozita do të marrë pjesë apo jo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *