Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Punëve të Jashtme deklaratë për Shqipërinë: Respektoni pakicat, tërheq vëmendje për moskandidimin e Fredi Bejlerit


Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ditën e sotme ka publikuar një deklaratë pas progres raportit të Komisionit Evropian duke theksuar se mbështet integrimin e Shqipërsië por duhet të plotësojë kushtet për respektimin e pakicave.

Në deklaratë, gjithashtu, tërhiqet vëmendja për moslejimin e kandidimit të Fredi Bejelerit në zgjedhjet lokale.

Deklarata e plotë:

Greqia po punon për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe po mbështet fuqimisht rrugën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian, në kushtet e vetëkuptueshme që vlen për të gjitha vendet anëtare, duke përmbushur më parë të gjitha kushtet përkatëse.

Siç është e qartë në raportin përkatës të Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke lidhet drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë përbërëse e 5 Prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përmbushja e të cilit do të trajtohet ekskluzivisht nga Këshilli i Europës.

Në këtë kontekst, ne presim me siguri të plotë për vetëvendosjen e pakicave në të gjithë territorin shqiptar, një masë që Shqipëria premtoi ta miratojë deri në maj 2018, si dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për të drejtat e anëtarëve të minoriteteti grek për të fituar titujt e pronësisë.

Në vend të kësaj, vërejmë përpjekjet në ngjarjet e fundit që synojnë të anullojnë kandidaturën e kreut të Omonias, Fredi Bejlerit, në zgjedhjet e ardhshme komunale. Këto veprime shkelin të drejtën e patjetërsueshme të përfaqësimit politik të minoritetit grek në zgjedhjet komunale në Himarë.

Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në drejtimin e progresit, në vend që të bëjë hapa mbrapa, në mënyrë që të vazhdojë kursin e saj drejt integrimit.