Vendosni fjalën kyçe....

Tre persona i futen në banesë pensionistit në Tepelenë, i vjedhin dy milionë lekë të vjetra


Një grabitje ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tepelenë. Policia ka njoftuar një 68 vjeçar ka denoncuar se në banesën e tij kanë shkuar tre persona të panjohur (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë atij shumën 2 milionë lekë të vjetra.

Ata ishin futur në orën 21:45 në banesën e qqytetarit.

 “Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.

Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qënë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– ka njoftuar Policia.