Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Ushqime të skaduara në mensat e bashkisë së Tiranës


“Superskandal! Lal Plehu helmon të varfërit me ushqimet e skaduar!”, kështu e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha denoncimin e një qytetari, i cili thotë se në mensat e bashkisë për të varfrit ofrohen ushqime të skaduara.

Sipas denoncimit të publikuar nga ish-kryeministri, në mensat falas të promovuara nga Erion Veliaj, shkojnë produkte të skaduara që mblidhen nga supermarketet pasi nuk kanë arritur të shiten.

“Z. Berisha miredita. Doja te beja publik nje shemti te padegjuar ndonjehere. Ne mencat falas per te varfrit te Bashkise Tirane sherbehet ushqim i skaduar. Sot ne marketin e lagjes ku banoj gocat qe punonin aty po selektonin ushqimet (makarona, oriz, konserva, etj) dhe ato me date skadimi te kaluar po i vendosnin ne disa kuti kartoni. Kurioziteti me shtyu ti pyes se cfare do ti benin keto ushqime te skaduara, dhe njera nga gocat me psheretiu ne kofidence qe shefi (supozoj qe e kishte per pronarin e marketit) na ka porositur ti paketojme se do ja dergojme bashkise sepse atyre u duhen per mencat e te varferve. 
Nuk ka pershtirosje me te madhe kur mendon qe kryetari i bashkise ben bamiresi (i helmon me mire) per te varfrit me mallra te skaduara. 
Nuk gjej fjale te tjera per te komentuar me tej, por Zoti vente dore sepse sdi a ka njeri qe i kontrollon keta pseudo bamires. Turp, turp dhe vetem turp.

Ps nuk po vendos adresen e marketit per te mos dekonspiruar burimin”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

Në këto mensa kryesisht ulen fëmijët e uritur të lagjeve rome dhe nëse ky denoncim është i vërtetë, do të përbënte skandal për bashkinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *