Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset 35-vjeçari në një lokal në Lezhë, disa të shoqëruar


Detaje te reja pas ngjarjes se mbremshme ne Lezhe, ku u qellua me arme zjarri nje 35-vjeçar, teksa ishte i ulur ne lokal. 

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmë në qytetin e Lezhës. Mësohet se ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Gurra”, ku shtetasi R. K., banues në Lezhë është plagosur me armë zjarri. Ai u dërgua në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

“Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu po qëndronte në lokal, kur disa minuta më vonë një person është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të këmbëve të tij.

35-vjeçari u tha uniformave blu se nuk e kishte idenë se përse është qëlluar.

 “Nuk kam konflikte me njeri dhe se nuk kam fare dijeni se kush mund te ishte atentatori”, është shprehur ai.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat lidhur me ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *