Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje mes shqiptarësh në burgun grek


Dy të burgosur shqiptarë janë përleshur në burgun e Koridhalosë në Greqi. Si pasojë njëri prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C.

Fillimisht u dha lajmi për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive dhe policia greke rrethoi burgun.

Në vijim, episodi është izoluar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre.

Sikurse shkruajnë mediat greke, episodi është mbyllur pas mesnatës por nuk thuhet nëse kishte të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *