Vendosni fjalën kyçe....

Rama cakton Bushatin si të dërguarin e posaçëm për OSBE-në


Kryeministri Edi Rama ka caktuar Ditmir Bushatin si të dërguarin e posacëm për OSBE-në. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së. Bushati kryeson listën e personave që gjatë këtij viti do të drejtojnë fusha të caktuara.

Ndërkohë që emërimet e tjera mbulojnë një fushë specifike, Bushati në cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

Ky rol duket se është një ide e Presidencës shqiptare të OSBE-së, pasi më parë shtetet e tjera nuk kanë patur një person në një detyrë të tillë.

Kujtojmë se Ditmir Bushati mbante detyrën e Ministrit të Jashtëm kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, por vetëm 1 muaj më pas u shkarkua. Në vend të tij Rama caktoi Gent Cakajn, por pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi ta dekretonte atë, Rama e mori vetë drejtimin e këtij dikasteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *