Vendosni fjalën kyçe....

“Kënga e Ramës për fushatë është tallava”- Çani tregon emrin e këngëtarit: Është një i ri nga Elbasani


Moderatori Arjan Çani tregoi në emisionin “Top Story” emrin e këngëtarit, të cilit kryeministri Edi Rama i ka marrë këngën për ta përdorur për fushatën zgjedhore të 14 Majit.

Çani ka treguar se ai është një djalë i ri nga Elbasani dhe quhet Petrit Vullkani.

“Djali që këndon atje, bashkë me dy të tjerë, e kam pasur disa herë te emisioni im “Zonë e Lirë”, quhet Petrit Vullkani. Ky është një djalë i ri, nuk e di është bërë 20 vjeç apo jo, e kam marr disa herë. Jeton në Elbasan dhe është i komunitetit egjiptian.

Kënga është tallava, ka ritëm e kështu, po është tallava. Ai është një djalë i talentuar, këngën e ka bërë një studio e njohur, BBF”, u shpreh analisti në emisionin “Top Story”.

Më tej, Arjan Çani ka komentuar dhe modelin e fushatës që Edi Rama ka zgjedhur në këto zgjedhje, këtë muzikë tallava dhe prezantime bazike pa padiume pompoze, por sa më pranë mjedisit duke mbjellë pemë.

“Unë e shoh si një mënyrë që Rama të mos duket i njëjti. Rama në çdo fushatë zgjedh gjithmonë një mënyrë të re të të sjellurit. Një skenografi tjetër, këtë radhë tha nuk do bëjmë zhurmë”, përmbylli analisti.