Vendosni fjalën kyçe....

Laburistët kundër planit të ri të May për Brexit


Lideri laburist Jeremy Corbyn reagoi sot duke kundërshtuar hapur alternativat e reja të ofruara nga kryeministrja konservatore, Theresa May.

“Ofertat e Theresa May mbi Brexit janë një ripërtëritje e atyre që janë diskutuar tashmë, nuk e shoh se si projektligji mund të kalojë në Parlament në fillim të qershorit”, deklaroi Corbyn.

“Nuk ka ndryshime thelbësore në lidhje me tregun e përbashkët dhe unionin doganor, si dhe për çështjet e tjera”, i bie shkurt Corbyn, duke shtuar se Laburistët, nëse gjërat qëndrojnë kështu, nuk do e mbështesin zyrtarisht propozimin e May. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *