Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet urbani në Kamzë, lëndohen 5 persona


Foto ilustruese

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kodër-Kamzës.

Mësohet se autobusi i linjës Kamëz-Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë që ndodheshin anës saj, ndërkohë në momentin e përplasjes ai ka qenë me pasagjerë të cilët janë dëmtuar lehtë.
Si shkak paraprak dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hetimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore,  drejtuesi i një autobusi të linjës  së transportit publik ka humbur kontrollin e  mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *