Vendosni fjalën kyçe....

Video për të mos u humbur, makina ngjit 999 shkallë me një kënd 45 gradë


Range Rover është padyshim një nga emrat më të njohur në fushën e automjeteve jashtë rruge.

Një model hibrid i kompanisë së famshme ka përfunduar me sukses Sfidën e Dragoit.

Mjeti ka ngjitur me sukses 999 shkallë në një kënd tejet të pjerrët prej 45 gradësh duke u ndalur në fund në vijën e finishit që njihet si Porta e Parjasës.

Vendi i famshëm ndodhet në malin Tainmen në Kinë. Për të mbërritur deri në vendin ku duhen ngjitur shkallët duhet përshkuar një rrugë gjarpëruese tejet e vështirë.

Ky mjet është pari i llojit të vet, hibrid, që ngjit shkallët. Shoferi që e kreu më sukses sfidën është Ho-Pin Tung.