Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti afgan nxjerr thikën dhe turret të therë kolegun (Video)


Deputetët afganë u përleshën me njëri-tjetrin në zgjedhjen për kreun e ri të Kuvendit, teksa asambleja u mblodh për herë të parë që kur zgjedhjet u mbajtën në tetor.

Një nga deputetët kishte me vete një thikë të madhe më të cilën kërkoi të therte kundërshtarin e tij, por u ndalua nga rojet e sigurisë në fund.

Videoja nga kuvendi tregon kaosin brenda sallës, ndërsa ligjbërësit luftuan për vendimin. Anëtarët rrethuan vendin e folësit për ta bllokuar atë, kur papritmas një deputet shihet duke vrapuar me një thikë të madhe në dorë, ndërsa deputetë e tjerë dhe rojet e parlamentit përpiqen ta ndalojnë atë.

Biznesmeni Mir Rahman Rahmani garoi për kreun e Kuvendit, por nuk fitoi shumicën. Ai u shpall fitues nga përkrahësit e tij, megjithatë kundërshtarët thanë se nuk kishte siguruar 124 votat e kërkuara.

Rezultatet e zgjedhjeve u finalizuan vetëm në maj pas problemeve teknike dhe akuzave për mashtrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *